Vazhdon bixhozi i paligjshëm në Gjilan, bastisen tri lokacione

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 13:28
Vazhdon bixhozi i paligjshëm në Gjilan, bastisen tri lokacione

Policia në Gjilan ka bastisur tri lokacione nën dyshimet se aty se po organizoheshin lojëra të fatit.

Një njoftimin e Policisë së Gjilanit bëhet e ditur se lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit.

“Lidhur me këto informata është njoftuar Prokuroria e Shtetit me autorizimin e së cilës është realizuar njëkohësisht bastisje në të tri lokacionet e dyshuara. Gjatë bastisjes në tri lokale janë gjetur prova të pakontestueshme se brenda këtyre lokaleve janë organizuar veprimtari të kundërligjshme-lojëra të fatit”, thuhet në njoftim.

Policia ka konfiskuar aparate të lojërave, televizorë e shtypës të tiketave.

“Gjatë bastisjes në cilësi të provave janë konfiskuar dy aparate të lojërave, shtëpiza kompjuterike, TV-plazma, shtypës të tiketave etj. Në lidhje me këtë në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar dy persona M.K.SH, dhe gjatë intervistës me ta është vërtetuar se janë pronar të lokaleve përkatëse. Me vendim të Prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë. Rasti procedohet PTH”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)