Vetëvendosje ankohet për shuarjen e Ministrisë së Integrimit Evropian

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 13:41
Vetëvendosje ankohet për shuarjen e Ministrisë së Integrimit Evropian

Taulant Kryeziu, ish- zëvendësministër i Integrimit Evropian nga radhët e VV-së,  ka thënë se Kosova nuk arrit të kalojë më shumë se 50 për qind të planit Kombëtarë të MSA-së.

Ai në një konferencë për media ka kritikuar qasjen e Qeverisë Hoti, sa i përket integrimeve Evropiane.

Kryeziu ka thënë se BE-ja ka kërkuar vazhdimisht luftim të korrupsionit dhe  drejtësi të pavarur, por sipas tij me këtë qasjes, integrimi në BE do të jetë i vështirë.

“Aktualisht nuk kemi asnjë matje të zbatimit të Planit Kombëtarë të MSA-së.

“Kjo qeveri e ka shuar ministrinë e Integrimit Evropian, duke formuar departamentin për  integrime evropiane, ndërsa sot pritet që edhe këtë do ta shfuqizojnë .Kjo qeveri për katër muaj nuk ka mbledhur asnjëherë këshillat e brendshëm për Integrim Evropian. BE-ja po përsërit se duhet më pas drejtësi të pavarur, dhe luftim të krimit e korrupsionit. Unë e shohë të vështirë me këtë qasje integrimin në BE”, tha Kryeziu.

(Kosova Sot Online)