Ambasada Amerikane i dhuron MPB-së mjete mbrojtëse nga COVID-19

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 14:13
Ambasada Amerikane i dhuron MPB-së mjete mbrojtëse nga COVID-19

Ministria e Punëve të Brendshme e ka pranuar një donacion nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Ky donacion përmban mjete mbrojtëse nga COVID-19, si maska shumë-përdorimshe, dezinfektues dhe dorëza, që janë të destinuara për MPB-në dhe tri agjencitë e saj.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e ka falënderuar Ambasadën Amerikane për ndihmën e vazhdueshme duke shtuar se institucionet janë duke e bërë të pamundurën në luftimin e pandemisë. 

(Kosova Sot Online)