Qytetarët gjuajnë mbeturina, bllokohet rrjeti i kanalizimit në Gjakovë

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 14:49
Qytetarët gjuajnë mbeturina, bllokohet rrjeti i kanalizimit në Gjakovë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se janë bllokuar kanalizimet, si pasojë e hedhjes së mbeturinave

Në njoftimin e KRU “Gjakova”, bëhet e ditur se është duke u punuar në zhbllokimin e kanalizimit.

“Si pasojë e abuzimit të qytetarëve duke bërë hedhjen e mbeturinave të ndryshme në rrjet, vjen deri tek  bllokimi i  kanalizimeve. Të nderuar konsumator, hedhja e mbeturinave të ndryshme në rrjet, në të shumtën e rasteve bën bllokimin e  kanalizimit duke paraqitur probleme të shumta për kthimin e rrjetit në gjendje normale, gjegjësisht debllokimin e kanalizimit”, thuhet në njoftim.

Ujësjellësi ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes ndaj rrjetit të kanalizimit.

‘Ekipet e mirëmbajtjes së KRU “Gjakova” janë gjithmonë në teren në mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit si pastrimin e pusetave, zhbllokimin e kanalizimeve, ku me hedhjen e mbeturinave të ndryshme ky proces bëhet gjithnjë e më i vështirë. Apelojmë tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm në vetëdijesimin ndaj rrjetit të kanalizimit sepse problemet e shfaqura në rrjetin e kanalizimit reflektojnë në kualitetin e jetës dhe mirëqenies suaj”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

(Kosova Sot Online)