Tri vdekje dhe 49 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 15:08
Tri vdekje dhe 49 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tre persona kanë vdekur si dhe janë konfirmuar 49 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kështu njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 509 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

(Kosova Sot Online)