Fshatrat dhe qytetet ku u konfirmuan rastet e reja me koronavirus

  • 07 October 2020 - 15:28
Fshatrat dhe qytetet ku u konfirmuan rastet e reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit rreth gjendjes me koronavirus. Sipas IKSHPK’së, në 24 orët e fundit kanë vdekur tre persona me COVID-19, janë shëruar 92 ndërkaq janë konfirmuar 49 raste të reja.

Në njoftimin e IKSHPK’së është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 509 mostra.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 509 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren)”, njofton IKSHPK.

Prishtina prin me më së shumti raste të reja të konfirmuara në 24 orët e fundit.

Në kryeqytet janë konfirmuar 22 persona me koronavirus.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Gjilan, Kaçanik, Malishevë, Pejë, Podujevë, Shtime, Skenderaj dhe Vushtrri”, njofton IKSHPK.

Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive është 15.938 raste nga 71.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.157.

(Kosova Sot Online)