Gjendja e pacientëve që po trajtohen për COVID-19 në QKUK dhe spitalet rajonale

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 15:52
Gjendja e pacientëve që po trajtohen për COVID-19 në QKUK dhe spitalet rajonale

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 164 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës, prej tyre 79 janë të konfirmuar se janë pozitivë me COVID-19.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 99 pacientë janë me oksigjenoterapi, prej tyre 2 në respiratorë dhe 13 me CPAP maskë.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 49 pacientë, prej tyre 28 me oksigjenoterapi dhe 2 me CPAP maskë.

Në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar gjithsej 61 pacientë për COVID-19. Më së shumti po trajtohet në Spitalin e Pejës, ku gjithsej janë duke u trajtuar 21 pacientë.

(Kosova Sot Online)