A do t’i shtohet sot Qeverisë Hoti edhe një Ministri?

  • A.P /
  • 07 October 2020 - 16:00
A do t’i shtohet sot Qeverisë Hoti edhe një Ministri?

Mbledhja e radhës e Qeverisë Hoti do të mbahet sot në orën 17:00, ndërsa pikat e rendit të ditës nuk janë bërë të ditura akoma.

Burime të sigurta brenda Qeverisë së Kosovës se në mbledhje do të diskutohen 16 pika të ndryshme, por pika numër 5 do të shqyrtojë një propozim-vendim me anë të të cilit mund të shtohet një ministri e re.

Pika numër 5 parasheh shqyrtimin e propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë nr 09/24, për themelimin e Agjencisë për  Integrim Evropian. Që nënkupton se gjasat për t’u shtuar Ministria e Integrimeve Evropiane nuk janë të pakta sot në mbledhjen e Qeverisë.

Qeveria Hoti ka 16 ministri dhe katër zv/kryeministra, ndërsa Ministria e Integrimeve Evropiane ishte shuar. 

(Kosova Sot Online)