
Lexoni edhe:
Milaim Zeka dhe Tome Gashi shahen live në emision: 'O ma hongsh ti mu… shko në tre p**** të nanës'
Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për autorizimin e deklasifikimit të të gjitha dokumenteve që lidhen me hetimet e profilit të lartë rreth Rusisë dhe me hetimet e FBI-së për përdorimin e serverit privat të adresave elektronike nga Hillary clinton kur ishte sekretare e Shtetit është përshëndetur nga përkrahësit e tij dhe është kundërshtuar nga rivalët.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë shkroi në Twitter se dëshiron që të publikohen të gjitha dosjet relevante rreth ish-sekretares së Shtetit, veprimin e së cilës e përshkroi si “krimin më të madh dhe të vetëm politik në historinë e Amerikës”, shkruan Fox News.
Kërkesa e presidentit amerikan për publikimin e këtyre dokumenteve erdhi një ditë pas lirimit nga spitali Walter Reed, ku po trajtohej për koronavirusi. Pas kësaj kërkese pati menjëherë reagime të shumta.
Gjenerali Michael Hayden, ish-drejtor i CIA-s gjatë pushtetit të ish-presidentit George W. Bush, u përplas në Tëitter me Richard Grenellin, ish-amabasor i Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe ish-ushtrues detyre i drejtorit për Siguri Kombëtare.
Grenelli tha se krijimi i temës së lidhjeve mes Trumpit e Rusisë ishte bërë nga administrata e atëhershme për largimin e vëmendjes nga rasti i Hillary Clintonit, kur ajo kishte përdorur server privat të adresave elektronike.
Hayden, i cili edhe në të kaluarën ka folur për Trumpin dhe ka njoftuar se tash e përkrah kandidatin Joe Biden, reagoi ndaj postimit të Grenellit duke e përdorur një fjalë fyese.
(Kosova Sot Online)