Abazi 'shpërthen' ndaj Vlora Çitakut: Ambasadore ilegale, mashë e Thaçit

  • A.P /
  • 07 October 2020 - 16:50
Abazi 'shpërthen' ndaj Vlora Çitakut: Ambasadore ilegale, mashë e Thaçit

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Presidentit Thaçi për ta larguar nga pozita e ambasadores së SHBA-së, Vlora Çitaku.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka thënë se Çitaku ka qëndruar në pozitën e fundit, derisa, sipas tij, ka keqpërdorur mijëra euro si ministre.

“Një kryeminstër ilelgal e tinzar, kur paguan vet ha sandëich kur paguan shteti “e ha me tesha vesh”.”Një qeveri pakurriz, kuislinge e propaganduesish, me nga 120 kg droge neper sirtarë të këshilltarëve politikë e kujt tjetër jo. Një ambasadore ilegale, mashë e presidentit ilegal që ilegaliaht ka qëndruar në pozitën e fundit derisa ka keqpërdorur mijëra euro si ministre. Në aktin e fundit para se të rrëzohet perdja e turpit po bëhet gati edhe për një akt tjetër ilegal. Një dyzinë individësh hipokrit në qeveri ilegale kuislinge që nuk janë të zgjedhur, nuk kanë marrë votat as në partinë e tyre e as në zgjedhjet e përgjithëshme por që e mbajnë peng vendin për interesat e klaneve dhe grupeve që ë kanë varfëruar vendin dhe ja kanë zbehur kredibilitetin në çdo anë. Aty janë jo për shtetin e as për qytetarët por per nipat dhe dajat e tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, kjo shpërfaqë sistemin e antidemokracisë dhe kapjes dhe vendi ka nevojë të domosdoshme të përfundoj kjo dramë sa më parë.

Kujtojmë, ambasadorja Vlora Çitaku ka konfirmuar se është zyrtare që do të largohet nga misioni i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


(Kosova Sot Online)