
Lexoni edhe:
Milaim Zeka dhe Tome Gashi shahen live në emision: 'O ma hongsh ti mu… shko në tre p**** të nanës'
Asgjë nuk i ndalë dasmat. Çudirat nuk kanë të ndalur. Ndonëse Qeveria e Kosovës e ka ndaluar mbajtjen e dasmave nëpër restorante e salla të ndryshme, qytetarët gjejnë alternativa për mbajtjen e tyre.
Një grup dasmorësh të mërkurën e kanë shfrytëzuar autostradën për të vallëzuar. Kënga e vallja madje është skenë e shpeshtë në pushimoret e autostradave tona.
Një grup dasmores po vallëzojnë në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Gjatë pandemisë, ishin publikuar pamje të një grupi të madh të turistëve që kërcenin te Lumi i Shalës, duke shkelur çdo masë mbrojtëse nga virusi.
Theksojmë se Qeveria e Kosovës në kuadër të masave për parandalimin e Covid-19, ka ndaluar tubimet me më shumë se 5 persona.
Muajt e kaluar madje ka pasur edhe protesta ku është kërkuar që dasmat të lejohen.
(Kosova Sot Online)