
Lexoni edhe:
Milaim Zeka dhe Tome Gashi shahen live në emision: 'O ma hongsh ti mu… shko në tre p**** të nanës'
Me shumicë votash është shfuqizuar vendimi i Qeverisë Nr. 09/24 të datës 14.08.2020 për aprovimin e Koncept Dokumentit për themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian.
“Parashtrojmë për shqyrtim dhe miratim, propozim-vendimin për shfuqizimin e vendimit të qeverisë të datës 14 gusht 2020 për aprovimin e koncept-dokumentin për themelimin e agjencisë e agjencisë për integrim evropian. Pas aprovimit të këtij vendimi obligohen autoritetet përkatëse që të zbatojnë këtë vendim. Ky vendim hyn në fuqi në datën e publikimit në Gazetën Zyrtare”, tha zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj.
Burime të sigurta brenda Qeverisë së Kosovës se në mbledhje do të diskutohen 16 pika të ndryshme, por pika numër 5 do të shqyrtojë një propozim-vendim me anë të të cilit mund të shtohet një ministri e re.
Qeveria Hoti ka 16 ministri dhe katër zv/kryeministra, ndërsa Ministria e Integrimeve Evropiane ishte shuar, derisa sot hapi rrugët e formimit të një ministrie shtesë.
(Kosova Sot Online)