
Lexoni edhe:
Milaim Zeka dhe Tome Gashi shahen live në emision: 'O ma hongsh ti mu… shko në tre p**** të nanës'
Ish ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Sabri Kiçmari, komentoi tërheqjen e ambasadores së Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitakut.
Sipas tij ky është një vendim profesional, pasi që Çitakut i ka skaduar mandati.
“Është rrjedhim logjik dhe vendim profesional tërheqja e ambasadorit pas përfundimit të mandatit. Në fakt znj. Çitaku ka qëndruar më gjatë pasi sipas ligjit mandati i ambasadorit është 4 vjeçar. Mësa unë u informova, ajo ka bërë kërkesë për t’u rikthyer vetë. Mendoj që ambasadorja Çitaku ka qëndruar aq gjatë sa që është afruar tek fillimi i kuadrove që janë më gjatë, dhe si shtet që dëshiron të provojë identitetin demokratik në raport me shtetet e tjera duhet të mësohemi që rotacioni në diplomaci është kulturë” tha Kiçmari.
Në fakt, Sabri Kiçmari thotë se presidenti Hashim Thaçi është dashur që ta nënshkruajë dekretin për kthimin e saj kohë më parë, kur ajo u kërkua nga ish ministri i jashtëm, Glauk Konjufca.
“Nëse e analizojmë rastin, kërkesa e parë për tërheqjen e saj ka qenë nga z. Konjufca. Ai pati bërë një kërkesë tek presidenti në përputhje me ligjin, që nuk u dekretua nga ky i fundit. Nuk e kam kuptuar presidentin pse nuk e dekretoi kthimin e saj. Ligji është aprovuar në kohën kur ai ka qenë kryeministër dhe do të duhet ta respektojë ligjin. Kërkesa e Konjufcës ka qenë legjitime dhe publiku ynë duhet të mësohet me rotacionin. Detyra e diplomatit është identike me detyren e ushtarit, shkon për të mbrojtur interesat e Republikës dhe për tu kthyer, nuk shkon për tu akomoduar atje” shtoi ai.
Doke folur edhe për 46 diplomatët e Kosovës që Glauk Konjufca pati kërkuar që të kthehen në shtëpi, ai tha se ishte kërkesë legjitime.
“Këta ambasadorë kanë qëndruar aq gjatë sa që kanë humbur lidhjen me Kosovën. Shërbimin e jashtëm e konsideronin nga interesi i tyre personal. MPJ i ka dhe duhet ti ketë parasysh rrethanat e tilla por ambasadorët e kanë të qartë mandatin e tyre. Pa asnjë dilemë këtu ka hile, megjithatë nuk e përjashtoi që mund të ketë raste sensitive” tha Sabri Kiçmari.
Ndërkohë për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Kosovës, ish diplomati Kosovar tha se ky parlament ka deficite serioze të legjitimitetit e legalitetit.
Kiçmari vlerëson kështu pasi dy njerëzit më të votuar në Kosovë, Kurti e Osmani, nuk janë në proceset vendimmarrëse.
Parlamenti aktual ka deficite serioze legjitimiteti dhe legaliteti. Në situata të tilla kur qeveria nuk i bën dot 61 vota për të aprovuar ligje të thjeshta, apo për të marrë vendime të rëndësishme, mendoj që mandati duhet t’i kthehet qytetarit. Qytetari i Kosovës e ka mandatin e tij dhe ua ka bartë përfaqësuesve të tij të zgjedhjeve, z. Kurtit dhe znj. Osmanit. Të dy këta sot nuk i kemi në procesin vendimmarrës dhe kjo më bën ta vë në dyshim legjitimitetin e sistemit aktual qeverisës për shkak se përmes një forme koxha makinacioniste ka arritur të shmang fituesit e zgjedhjeve. Ftesa ime nuk është e një anshme politike por si studiues dhe njeri i interesuar të zhvilloi këtë vend, mendoj që është e rëndësishme të shkohet në zgjedhje.
Ndërsa i pyetur rreth Lëvizjes Vetëvendosje, ai tha se nuk ka detyrë zyrtare dhe nuk mund të flasë në emër të këtij subjekti politik, megjithatë ai shtoi se mendimet i ka 100% të njëjta me ta.
I pyetur rreth mundësisë që PDK të përfshihet në qeveri, Sabri Kiçmari tha se kjo do të ishte gabim serioz për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për Republikën e Kosovës.
(Kosova Sot Online)