Del raporti i fundit për shëndetin e Trump: 24 orë pa simptoma

  • A.P /
  • 07 October 2020 - 19:12
Del raporti i fundit për shëndetin e Trump: 24 orë pa simptoma

Doktorët e Shtëpisë së Bardhë kanë publikuar edhe raportin e fundit shëndetësor për presidentin Donald Trump pas infektimit me COVID-19.

Siç citon raporti, Trump ka 24 orë që nuk ka simptoma dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Analizat ndërkohë tregojnë se në trupin e presidentit amerikan ka një nivel të dukshëm të anti-trupave.

(Kosova Sot Online)