Qeveria Hoti e rehaton ish-deputetën e AKR-së në Bordin e Autoritetit të Aviacionit Civil

  • A.P /
  • 07 October 2020 - 19:22
Qeveria Hoti e rehaton ish-deputetën e AKR-së në Bordin e Autoritetit të Aviacionit Civil

Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme ka bërë edhe emërimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Në këtë bord është rehatuar edhe ish-deputetja e AKR’së, Myzejene Selmani, e cila gjatë kohës sa kishte qenë AKR në bashkëqeverisje ka qenë këshilltare e ish-ministrit të Brendshëm, Bejtush Gashit.

“ Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil në këtë përbërje:

Skender Halili, kryesues;

Ardian Gaxherri,anëtar;

Myzejene Selmani, anëtare;

Jeton Paloka, anëtar;

Nazlie Krasniqi –Korçaj, anëtare”, thuhet në komunikatën e lëshuar sot nga zyra për media e kryeministrisë.

(Kosova Sot Online)