BE thotë se lufta ndaj korrupsionit në Kosovë është në fazën fillestare

  • A.P /
  • 07 October 2020 - 20:55
BE thotë se lufta ndaj korrupsionit në Kosovë është në fazën fillestare

Lufta kundër korrupsionit në Kosovë tash e disa vite vlerësohet si e ulët nga Bashkimi Evropian.

Fazë e hershme, është frazë që e dëgjojmë çdo vit.

Në raportet që bën Komisioni Evropian për Kosovën, në shumë fusha vlerësimi është kaq, fazë fillestare.

Njëjtë, për njërën nga temat më të rëndësishme, atë të luftimit të korrupsionit, tash e disa vite BE-ja ka një vlerësim.

Sivjet, lufta kundër korrupsionit në Kosovë cilësohet të jetë me progres të ulët.

Krejt ngjashëm, vlerësim të njëjtë në këtë çështje, u pat dhënë edhe në raportin për vitin 2019.

Njohësit e çështjeve juridike në vend, thonë se ky është vlerësim më notën 1, nëse vlerësimi ideal është 10.

Miftaraj pohon se deri më tash në Kosovë nuk ka as edhe një aktgjykim përfundimtar të Gjykatave për rastet korruptive të profilit të lartë.

Po ashtu, në raportin e vendit 2020, thuhet se Kosova është në fazë të hershme të zhvillimit të një sistemi funksional të drejtësisë.

(Kosova Sot Online)