A ka tensione në koalicion, flet vetë Fatmir Limaj

  • A.P /
  • 07 October 2020 - 21:03
A ka tensione në koalicion, flet vetë Fatmir Limaj

Ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi, nga radhët e Nismës sot e ka lëshuar mbledhjen e qeverisë që po drejtohej nga Avdullah Hoti.

Lidhur me këtë zhvillim të sotëm në Qeveri ka folur vetë kreu i Nismës, Fatmir Limaj, i cili thotë se një gjë e tillë është normale, meqë vetë Krasniqi e ka njoftuar Hotin se ka një angazhim tjetër.

Sipas kreut të Nismës një ngjarje e tillë s’ka të bëj me tensione brenda koalicionit, por është gjë e zakonshme.

“Kjo që e pamë sot ndodh për ditë në qeveri. Sepse ministrat kanë obligime edhe të tjera. Unë as që kam biseduar për këtë. Nëse lajmërohet kryeministri për angazhimet që kanë ministrat për shkak të agjendave. Ju besoj që e dini që në qeveri s’kemi pas edhe numra për të votuar . Me një fjalë kjo është një gjë e zakonshme”, ka thënë Limaj.

Krasniqi sot ka folur lidhur me lëshimin e mbledhjes, derisa ka thënë se s’është në rregull vendimi i Hotit për të shtyrë pikat e propozuara nga NISMA.

Kritika më herët drejt Hotit ka pasur edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.


(Kosova Sot Online)