Lexoni edhe:
Profesori serb: Presidenti Vuçiç është i parapambetur që nuk e njeh Kosovën është tokë e lirë
Ministri i Mbrojtës Anton Quni,ka treguar se si për 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, derisa FSK’ja po kryente parakalimin e vet, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte munguar. Megjithatë, katër orë më pas, Thaçi më pastaj kërkoi që t’i drejtohet FSK’së veçmas.
Quni thotë se kjo kërkesë erdhi nga presidenti që ai të jetë i vetëm në momentin kur t’i drejtohet FSK’së. Sipas tij, Thaçi e gëzon këtë të drejtë.
“Ka qenë kërkesë e presidentit që ai të jetë i vetëm në momentin kur ai t’i drejtohet FSK’së. Kjo është e drejtë e presidentit Thaçi”, është shprehur Quni.
Tutje, Quni tregoi se nuk ka sabotuar asnjë obligim. Por, mos prezenca e tij, Kurtit dhe Osmanit ishte për shkak të vonesës së Thaçit.
“Gjatë ditës është bërë një protokoll mes qeverisë dhe parlamentin. Në momentet e fundit për shkak të vonesës së presidentit dhe mos mundësisë që të arrijë në momentin e duhur, unë dhe autoritetet tjera, ai ka kërkuar edhe një termin të veçantë kur ai do t’iu drejtohet autoriteteve ushtarake. Ai e gëzon këtë të drejtë, dhe unë s’kam pasur ftesë, s’ka qenë ndonjë lloj sabotimi i obligimeve institucionale”, shtoi Quni.
(Kosova Sot Online)