Situata me COVID 19 në Kosovë: 1 mijë e 157 raste aktive, 638 persona të vdekur

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 08:43
Situata me COVID 19 në Kosovë: 1 mijë e 157 raste aktive, 638 persona të vdekur

Momentalisht në Kosovë janë 1 mijë e 157 raste aktive me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 509 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive, ka njoftuar IKSHPK’ja.

 Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren).

Numri total i rasteve pozitive është 15.938 raste nga 71.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.157.

(Kosova Sot Online)