Ia mori qesen me para në Prishtinë, viktima po shkonte në bankë për deponim

  • S.A /
  • 08 October 2020 - 09:27
Ia mori qesen me para në Prishtinë, viktima po shkonte në bankë për deponim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, një person ia ka grabitur një qese me para viktimës i cili po shkonte në bankë për deponim. I njëjti është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti është raportuar në polici.

Nuk informohet për ndonjë të arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Bill Klinton, Prishtinë 07.10.220-22:10.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke shkuar në filialin bankar për deponim parash, një person i panjohur i ka marr qesen me para dhe është larguar në drejtim të panjohur.

(Kosova Sot Online )