Miratojeni ligjin për rimëkëmbjen ekonomike për ta shpëtuar shtetin nga bankroti

Miratojeni ligjin për rimëkëmbjen ekonomike për ta shpëtuar shtetin nga bankroti
Miratojeni ligjin për rimëkëmbjen ekonomike për ta shpëtuar shtetin nga bankroti

Blerim Burjani

  • 08 October 2020 - 07:33

Shkruan: Blerim Burjani

Një reformë globale mundë dhe duhet të dominoj në ditët në vazhdim për shkak të rënies së madhe të ekonomisë. Përdorimi i huas për rroga të shërbimit civil do të ishte katastrofave sepse shteti do të detyrohej të paguante një hua të lartë e që shpije drejtë rënies së plotë të standarit dhe ekonomisë. Shteti duhet të ikë nga një ide e tillë e cila ekziston, ide që borxhet të merren për të paguar njerëz të shumtë e të kotë me paga të majme në shërbimin steril, jo te prodhuesit, pra për administratë , matematika këto tepër të gabuara totale.

Kjo lojë që po luhet deri më tani, me ligjin për rimëkëmbjen ekonomike, që ju mundëson qytetarëve tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale nga Trusti, është lojë e ulët dhe e pa pranueshme, është loja me vetë fatin e qytetarëve, në vend se ta aprovojnë ligjin madje me procedurë të përshpejtuar në të dyja leximet, që të jetë sa më shpejtë i zbatueshëm, ata falsin kush e ka më mirë dhe kush po propozon diçka më ndryshe. Realisht jemi në një situatë të rëndë ekonomike dhe po vijnë situata edhe më të këqija ekonomike, ku pagat duhet të reduktohen në institucionet publike, në shërbimin civil, që deri më tash i kanë pasur rrogat më të larta, deri në mbi njëmijë (1000) euro për disa pozita të larta dhe të pa arsyeshme. Kjo është tepër absurde dhe nuk shpjegohet ndryshe vetëm me faktin se si sektori privat shfrytëzohet për ta mbledhur e krijuar buxhetin kurse administrata e frytë shtetërore e publike, shumica e pa nevojshme, jeton duke rritur rroga maksimalisht, për administratën jo efektive dhe jo produktive.

Kështu nuk ka logjikë dhe nuk zhvillohet shteti, është e pa pranueshme dhe e pa kuptueshme në ekonominë e tregut. Deri më tash nuk ka pasur fare mbështetje për ekonominë vendore, ndonëse është emergjente që të forcohet dhe avancohet zhvillimi i sektorit privat. Ky sektor duhet të forcohet më shume dhe shteti duhet ta përkrahë atë sepse është sektori primar dhe jetik për shtetin. Nëse dikush mendon se duhet vepruar në të kundërtën, për të rritur pagat në sektorin publik edhe në shërbimin civil, kjo do të ishte politikë e budallallëkut5 më të madh që e rrezikon zhvillimin ekonomik dhe e dërgon shtetin drejtë bankrotit. Jo rastësisht edhe BE-ja ka kërkuar tërë kohën reformë në administratën publike. Nëse vazhdohet me këtë logjikë janë dy rrugë për të ndërmarr masa të funksionimit stabil të shtetit. E para të reduktohen pagat në shërbimin civil dhe publik që janë diku rreth 90 mijë të punësuar dhe nëse kriza vazhdon të jetë edhe më tutje e pranishme për shkak të pandemisë atëherë reduktimi duhet të ndodhë me të madhe në përbërjen e stafit civil , prej 60 mij të punësuarve në sektorin e shërbimit civil duhet të reduktohet në 30 mijë veta. Duhet të ashpërsohen masat e kursimit, përndryshe nëse nuk ndërmerret asgjë në këtë drejtim përgjegjës janë këta njerëz të padijshëm për ekonomin dhe shtetin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".