Hoti: Komisioneri i BE-së solli lajmin fantastik, do të ndërtohet autostrada Prishtinë-Merdarë

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 10:52
Hoti: Komisioneri i BE-së solli lajmin fantastik, do të ndërtohet autostrada Prishtinë-Merdarë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dalë në një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi. Nga ku ka treguar se komisioneri ka sjellur një lajm fantastik në Prishtinë, planin për investime për rimëkëmbjen ekonomike për Ballkanin Perëndimor, që kap vlerën totale prej 28 miliardë eurosh.

Duke folur për media, kryeministri Hoti theksoi se projektet që kanë propozuar dhe janë përfshirë në investime janë ndërtimi i autostradës Prishtinë-Merdarë, projekti për ujërat e zeza në Prishtinë etj.

“Komisioneri i BE-së na solli një lajm fantastik, planet e investimeve për rimëkëmbjen ekonomike për Ballkanin Perëndimor në vlerë totale prej 28 miliardë eurosh, 9 miliardë janë grant që i jepen Ballkanit Perëndimor. Ky është lajmi fantastik që Varhelyi solli në Prishtinë…Projektet që kemi propozuar si Qeveri janë përfshirë plotësisht, përfshirë autostradën Prishtinë-Merdarë, hekurudhën Prishtinë-Merdarë, projekti për ujërat e zeza në Prishtinë, projekti për fazën e dyrtë të Ibër-Lepencit dhe projekte të tjera”, tha Hoti.

“Për tri katër vite do t’i ndërrojmë rrethanat ekonomike në Kosovë dhe rajon”, tha ai ndër të tjera. 

(Kosova Sot Online)