Kryediplomati grek nesër viziton Kosovën, a ka sinjale për njohje?

  • G.G /
  • 08 October 2020 - 10:55
Kryediplomati grek nesër viziton Kosovën, a ka sinjale për njohje?

Nesër në Kosovë do të qëndrojë Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla pret nesër në vizitë zyrtare homologun e saj grek, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Sh. T. Nikos Dendias. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, me homologun e saj grek Dendias do te diskutojë për thellimin e bashkepunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Greqisë”, thuhet në njoftim.

“ Kjo vizitë e ministrit grek është e rëndësisë së veçantë, meqë Greqia është ndër pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por është shtet që ka treguar konstruktivitet të lartë politik e praktik në mbështetje të Kosovës në rrugën Euro-Atlantike”, thuhet tutje.

(Kosova Sot Online)