Tre anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës japin dorëheqje

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 15:47
Tre anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës japin dorëheqje

Në mbledhjen e 186-të me radhë të Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë dhënë dorëheqje tre anëtarë të tij.

Anëtarët e dorëhequr janë, Dëshirë Jusaj, Zejnullah Gashi dhe Arben Ismajli.

Në mbledhje janë paraparë shtatë pika të rendit të ditës dhe e njëjta është duke vazhduar.

Media raportoi mëngjesin e sotëm se ditëve në vijim pritet hapja e konkursit për disa Kryeprokurorë të Prokurorive Themelore të Kosovës, pasi atyre aktualë pritet të ju skadojë mandati, ndërsa ka edhe kryeprokuror i cili do të pensionohet. 

(Kosova Sot Online)