Azerbajxhani shkatërron edhe 10 tanke të Armenisë

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 15:51
Azerbajxhani shkatërron edhe 10 tanke të Armenisë

Sipas një deklarate zyrtare, ushtria e Azerbajxhanit i ka shkatërruar dhjetë tanke të Armenisë gjatë operacioneve ushtarake në rajonin e kontestuar, Nagorno-Karabak.

Në bazë të të dhënave më të reja, që nga fillimi i përleshjeve më 27 shtator, ushtrisë armene i janë shkatërruar 260 tanke dhe automjete të blinduara, 277 sisteme raketore dhe artilerike, 60 sisteme të mbrojtjes ajrore, një sistem të mbrojtjes ajrore me raketa me rreze të gjatë, S-300, 11 pika të kontrollit dhe vëzhgimit, tetë depo armatimi dhe 180 kamionë e automjete tjera ushtarake.

Luftimet mes dy vendeve të Kaukazit Jugor filluan më 27 shtator. Raportet mes dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur Armenia e kishte pushtuar Nagorno-Karabakun, që nga komuniteti ndërkombëtar njihet si pjesë e territorit të Azerbajxhanit.

Disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara kërkojnë që forcat armene të tërhiqen nga këto territore, shkruan Anadolu.

Me qëllim të zgjidhjes së konfliktit, OSBE-ja e kishte formuar Grupin e Minskut më 1992, të përbërë nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1994 ishte arritur marrëveshje për armëpushim.

Shumë fuqi botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Francën, kanë bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm, ndërsa Turqia ka thënë se Azerbajxhani ka të drejtë për vetëmbrojtje dhe ka bërë thirrje që forcat armene të tërhiqen nga zona e konfliktit.

(Kosova Sot Online)