Gjuriq shkarkohet nga “Zyra për Kosovën”, e çojnë në Washington

  • A.P /
  • 08 October 2020 - 16:15
Gjuriq shkarkohet nga “Zyra për Kosovën”, e çojnë në Washington

Politikani serb, Marko Gjuriq, është shkarkuar sot nga pozita e drejtorit të të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë dhe ai është emëruar ambasador i Serbisë në Washington.

Ky emërim është bërë në mbledhjen e sotme të Qeverisë serbe.

Marko Gjuriq deri në vitin 2014 ka mbajtur pozitën e drejtorit të të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë.

Gjuriq njihet si një prej politikanëve më të besuar të kreut të shtetit serb, derisa njihet edhe për pozicionin e tij të fortë kundër Kosovës.

(Kosova Sot Online)