Lexoni edhe:
Presidenca konfirmon udhëtimin e Thaçit drejt Uashingtonit
Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski ka deklarur se do të mbështeste një zgjidhje Kosovë -Serbi që arrijnë dy vendet nëse ajo do t’i kontribuonte stabilitetit rajonal dhe nuk do t’i cenonte të drejtat sovrane të vendeve fqinje.
“Roli im si President është mbrojtja e interesit kombëtar të vendoit tim. Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që secila zgjidhje që arrihet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të përfshijë garanci për stabilitetin rajonal. Për të mirën e gjithë rajonit ne duam që një zgjidhje të arrihet sa më parë” ka thënë Presidenti i Maqedonisë duke iu adresuar Forumit “GLOBESEC2020” që është mbajtur në Bratisllavë të Sllovakisë.
Presidenca konfirmon udhëtimin e Thaçit drejt UashingtonitLexoni edhe:
I pyetur rreth “Minishengenit” Pendarovski ka thënë se e mbështet iniciativën pasi ajo është ide autentike e vendeve të rajonit dhe do t’i kontribuojë bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe krijimit të tregut rajonal duke thënë se qëllimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është integrimi në BE.
Pendarovski sot ka takuar edhe Emisarin e BE’së për bisedimet Kosovë -Serbi pa dhënë detaje se çfarë kanë folur.
(Kosova Sot Online)