Çka po ndodh te AKI’ja? Objekti rrethohet me shirita të policisë

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 08:00
Çka po ndodh te AKI’ja? Objekti rrethohet me shirita të policisë

Agjensioni i Kosovës për Inteligjencë është rrethuar mëngjesin e ditës së sotme me shirita të policisë.

Në këtë pjesë po shihen forca të shtuara policore, derisa, të njëjtët janë parë edhe te kazerma e FSK’së.

Deri më tani nuk dihet se çfarë operacioni janë duke kryer njësitet policore.

Media ka tentuar që nga orët e hershme të kontaktojë me ndonjërin nga zëdhënësit e zyrtarët e policisë.

Deri në momentin e publikimit të lajmit, të njëjtët nuk janë përgjigjur.

(Kosova Sot Online)