Dyshimet për bombë, ekipet e deminimit shkojnë te AKI’ja

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 08:18
Dyshimet për bombë, ekipet e deminimit shkojnë te AKI’ja

Mëngjesin e ditës së sotme policia e Kosovës ka nisur një operacion afër AKI’së, pas dyshimeve për bombë afër institucionit më të lartë të sigurisë në vend.

Ekipet e deminimit tashmë gjenden pranë AKI’së për intervenim.

Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta, bomba dyshohet të jetë afër objektit të institucionit më të lartë të sigurisë në vend.

Deri më tani zyrtarisht nuk kanë folur nga policia e Kosovës. Megjithatë, shkaku i aksionit është mbyllur një pjesë e rrugës afër AKI’së derisa forca të policisë janë parë edhe te kazerma e FSK’së që gjithashtu është rrethuar me shirita.

(Kosova Sot Online)