Prizrenasi i dehur ushtron dhunë ndaj familjarëve dhe i kërcënon, vajza e raporton në Polici

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 09:50
Prizrenasi i dehur ushtron dhunë ndaj familjarëve dhe i kërcënon, vajza e raporton në Polici

Një vajzë nga Prizreni ka raportuar në Polici se babai i saj ka ushtruar dhunë ndaj saj duke e ofenduar me fjalë banale dhe se ka kanosur anëtarët e tjerë të familjes.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe se i njejti ka qenë nën ndikimin e alkoolit,

“Prizren 07.10.2020-19:05. Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se babai i saj i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë ndaj saj duke e ofenduar me fjalë banale dhe kanosë anëtarët e familjes. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor i cili kishte qenë nën ndikim të alkoolit, me urdhër të prokurorit është mbajt në stacion policor derisa është këndellur, pastaj është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)