Aksioni te AKI’ja, policia ka arrestuar një person të dyshuar

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 08:21
Aksioni te AKI’ja, policia ka arrestuar një person të dyshuar

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin para AKI’së duke thënë se i njëjti është zhvilluar pasi që në atë pjesë të rrugës në një veturë është gjetur një person i dyshuar.

“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë.

Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e  dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor.

Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore.

Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes’, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

(Kosova Sot Online)