Policia gjen granatë dore në veturën e personit që u arrestua sot tek AKI-ja

  • G.G /
  • 09 October 2020 - 10:17
Policia gjen granatë dore në veturën e personit që u arrestua sot tek AKI-ja

Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin te ndërtesa e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. Në veturën e personit që u arrestuar sot është gjetur një granatë dore.

“Rreth orës 08:40 min, të gjitha njësitet relevante policore kanë përfunduar vendshikimin e vendit të ngjarjes dhe rruga është liruar për qarkullim. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar mashkull kosovar (E. B. 1993), është gjetur dhe konfiskuar një granatë dore. Po ashtu, vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent”, tha Policia.

(Kosova Sot Online)