Nxënësi nga Prishtina kafshohet nga qentë endacakë, dërgohet në Emergjencë

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 10:50
 Nxënësi nga Prishtina kafshohet nga qentë endacakë, dërgohet në Emergjencë

Një nxënës i klasës së pestë të shkollës “Ismail Qemaili” në Prishtinë është sulmuar pak minuta më parë nga qentë endacak.

Një lexues ka bërë të ditur se e ka lajmëruar menjëherë emergjencën që pastaj ka dalë në vend të ngjarjes.

Fëmija sipas këtij dëshmitari ka vazhduar për trajtim në emergjencë.

Kujtojmë se ditët e fundit janë shtuar rastet e sulmeve nga qentë endacak, sidomos në kryeqytet.

(Kosova Sot Online)