11 të lënduar nga aksidenti në Viti

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 11:41
11 të lënduar nga aksidenti në Viti

Njëmbëdhjetë persona janë lënduar në aksidentin ku u përfshin dy vetura në Viti.

Policia njofton se i “dyshuari derisa ishte duke e drejtuar veturën, duke mos respektuar rregullat e komunikacionit (dyshohet tejkalim i pa sigurt) ka shkaktuar aksidentin duke u ndeshur me veturën, të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull”.

Sipas njoftimit, lëndime kanë pësuar dy drejtuesit dhe nëntë pasagjerët në veturat e përfshira.

Dy pasagjere janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa të tjerët janë liruar.

(Kosova Sot Online)