“A jeni normal”, Selimi i kthehet me ton të ashpër Hotit për raportet me Shqipërinë

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 12:20
“A jeni normal”, Selimi i kthehet me ton të ashpër Hotit për raportet me Shqipërinë

Shefi i GP të Vetëvendosjes Rexhep Selimi është treguar i ashpër me kryeministrin Avdullah Hoti pasi në raportin 100 ditësh të punës së tij u shpreh se raportet me Shqipërinë i ka gjetur të ngrira nga qeveria e Albin Kurtit.

Selimi e ka pyetur qeverinë se a janë normal me deklaratat e tilla.

“A jeni në men bre, a jeni normal ju. Kur kanë qenë raportet e ngrira të popullit të Kosovës me Shqipërinë. Ne jemi vëllezër dhe asnjëherë nuk i kemi pasur raportet e ngrira. Kosova dhe Shqipëria nuk janë as Rama as Thaçi”, ka thënë Selimi.

Deputeti i VV’së teksa ka renditur kritikat e tij për qeverinë i ka kërkuar kryeministrit Hoti të japë dorëheqje.

“Qeveria juaj është jolegjitime, prandaj ju duhet të jepni dorëheqje”, i është drejtuar Selimi kryeministrit Hoti.

(Kosova Sot Online)