Demaliaj: 100 ditëshi i Kurtit s’ndodhi dhe duket se s’do të ndodhë kurrë

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 13:55
Demaliaj: 100 ditëshi i Kurtit s’ndodhi dhe duket se s’do të ndodhë kurrë

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj në seancën ku po raportohet për 100 ditëshin e Qeverisë Hoti, ka thumbuar ish-kryeministrin Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij, Demaliaj tha se 100 ditëshi i Kurtit nuk ndodhi dhe duket se nuk do të ndodhë kurrë.

“100 ditëshi i Kurtit nuk ndodhi dhe duket se nuk do të ndodhë kurrë”, tha Demaliaj.

Sipas deputetit të AAK’së, Qeveria Kurti i ka sjellë vetëm dëme Kosovës dhe se këto dëme janë rikuperuar nga Qeveria Hoti.

(Kosova Sot Online)