Zemaj deputetit të VV’së: Je psikolog i dobët, me shpirt johuman

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 15:01
Zemaj deputetit të VV’së: Je psikolog i dobët, me shpirt johuman

Ministri Armend Zemaj dhe deputeti i LVV’së, Fitim Uka e kanë vazhduar përplasjen në Kuvend, sa i përket menaxhimit të pandemisë.

Uka ka thënë fillimisht se Zemaj është një ministër që e lexon rregullisht Sputnikun, e shton se i njëjti as referencat e OBSH’së nuk i konsideron të besueshme.

“E para nuk e di nëse është serioze t’i përgjigjem një ministri ilegal që e lexon Sputnikun rregullisht, apo t’i përgjigjem një ministrit që referencën e OBSH’së e konsideron të pabesueshme, nuk mund ta bëjmë këtëë, ajo që u tha këtu është e pavërtetë, e dimë që 30 respiratorë janë blerë në kohën e Ministrit Vitia, 30 doancion nga BE’ja.

Unë nuk jam mjek, qaq i pasaktë je menon që unë jam mjek, unë nuk e veshi petkun që nuk më bjen taman, për këtë arsye pse jam psikolog nuk e veshi atë që nuk më bjen taman, ne nuk po gëzohemi për numrin e vdekjeve, ne nuk po gëzohemi ju po krenoheni”, ka thënë Uka.

Këtyre deklarimeve iu është përgjigjur ministri Armend Zemaj. Ai ka thënë se Uka është psikolog i dobët e me shpirt jo human.

“Ti je psikolog, po je psikolog i dobët, je pse je i dobët po je me shpirt jo human, ky është dallimi që të bën me analizat psikologjike, për këtë arsye ke ndërtu atë grupin operativ propagandues për të mos rekomandu udhëzimet. Kjo është psikologjia jote”, ka thënë Zemaj.

(KosovaSot Online)