Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme në Madrid për shkak të pandemisë

  • A.P /
  • 09 October 2020 - 15:59
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme në Madrid për shkak të pandemisë

Qeveria spanjolle ka urdhëruar gjendje të jashtëzakonshme 15-ditore për ta ulur numrin e rasteve të sëmundjes Covid-19 në kryeqytet.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga zyrtarët lokalë. Rastet janë në rënie dhe gjendja e jashtëzakonshme është e papranueshme” thanë zyrtarët e Madridit.

Megjithatë, ministri rajonal i Shëndetësisë, Enrique Ruiz Escudero, këmbënguli se masat deri më tani ishin duke funksionuar dhe tha se urdhri nga qeveria kombëtare nuk do të kuptohet nga asnjë banor i kryeqytetit.

Ditëve të fundit, në Madrid, numri i rasteve me Covid-19 është ulur, gjë që tregon që masat e marra më parë kishin funksionuar, shkruan BBC.

Spanja mbetet një ndër vendet më të prekura nga pandemia Covid-19 me 37.000 raste gjatë dy javëve të fundit.

(Kosova Sot Online)