Shifër që nuk përsëritej që prej 28 marsit, rritet sërish numri i infektimeve në Itali

  • A.P /
  • 09 October 2020 - 19:00
Shifër që nuk përsëritej që prej 28 marsit, rritet sërish numri i infektimeve në Itali

Dita e sotme ka regjistruar një rekord të rasteve të personave të infektuar me koronavirus në Itali.

Sipas raportit të autoriteteve zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5372 raste të reja infektimesh, shifër kjo që nuk shënohej që prej datës 28 mars.

Sa i përket shifrave të një dite më parë, sot kemi 914 të infektuar më shumë se dje e 28 viktima.

Italia edhe sot ka shënuar një rekord të ri sa i përket tamponëve të kryer, 129,471 të tillë në 24 orët e fundit.

Me shifrat e sotme, numri total i të prekurve me Covid-19 që nga nisja e pandemisë shkon në 343,770 persona, ndërsa ai i viktimave në 36,111.

(Kosova Sot Online)