Zemaj thotë se do të vaksinohen 500 mijë qytetarë

  • A.P /
  • 09 October 2020 - 19:06
Zemaj thotë se do të vaksinohen 500 mijë qytetarë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se gjysmë milioni qytetarë do të vaksinohen sivjet me vaksinën kundër gripit sezonal.

“Për herë të parë me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vaksinohen 500 mijë qytetarë me vaksinën kundër gripit sezonal”, është shprehur Zemaj.

“Ky është më shumë se sukses. Është nevojë edhe është kërkesë dhe prioritet i qeverisë së Kosovës”, shtoi ai.

Zemaj ka bërë thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat ani COVID-19, përfshirë bartjen e maskës kur janë në shoqërim me të tjerët.

(Kosova Sot Online)