Vritet pengu zviceran, ishte kapur në shtetin e Malit

  • S.A /
  • 10 October 2020 - 08:24
Vritet pengu zviceran, ishte kapur në shtetin e Malit

Një zviceran që për katër vite është mbajtur peng në shtetin e Malit, raportohet se është vrarë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme zvicerane, duke thënë se janë informuar nga autoritetet franceze.

“Ajo me sa duket është vrarë nga rrëmbyesit e organizatës terroriste islamike Jama’at Nasr al-Islam ëal Muslim(JIM), rreth një muaj më parë”, ka deklaruar ministria përmes një njoftimi, shkruan Reuters.

Ministria ka potencuar se rrethanat e sakta të vdekjes së saj janë të paqarta, mirëpo informacioni ishte marrë nga autoritetet franceze, nga një peng francez që është lëshuar së fundmi.

Autoritetet franceze kanë bashkëpunuar me ato maliane dhe partnerët ndërkombëtarë përgjatë katër viteve për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka dënuar vrasjen e pengut derisa ka thënë se janë duke tentuar të mësojnë për rrethanat e vrasjes dhe vendndodhjen e trupit.

(Kosova Sot Online )