Dy lagje të kryeqytetit e nisin ditën pa ujë

  • A.P /
  • 10 October 2020 - 09:30
Dy lagje të kryeqytetit e nisin ditën pa ujë

Në dy lagje të Prishtinës, “Lakërishtë” dhe “Dardani” banorët e kanë nisur ditën pa ujë të pijshëm.

Sipas Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, arsyeja e mungesës së ujit është një prishje.

“Sot rreth orës 06:00 ka pëlcite gypi i ujit me diametër fi 80 mm në lagjen ” Dardania” në Prishtinë. Si pasojë e këtij dëmtimi, pa ujë të pijshëm janë një pjesë e lagjes ” Dardania” dhe ” Lakërishte”. Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendngjarje dhe po merren me sanimin. Shpresojmë që sa më shpejtë të rregullohet dhe të rikthehet furnizimi me ujë për ato dy zona”, ka njoftuar Ujësjellësi “Prishtina”.


(Kosova Sot Online)