Isa Mustafa tash e sa vjet merr pagë nga UP-ja pa shkuar asnjë ditë

  • A.P /
  • 10 October 2020 - 13:41
Isa Mustafa tash e sa vjet merr pagë nga UP-ja pa shkuar asnjë ditë

Ish- kryeministri i vendit dhe njëherit lideri i LDK-së, Isa Mustafa tash e sa vjet merrë pagë nga Universiteti i Prishtinës pa shkuar asnjëherë në punë.

Burime brenda Fakultetit Ekonomik ka marrë vesh se atij i janë ndarë orët ne nivelin master, dhe është paguar për ato orë, por Mustafa asnjëherë nuk ka shkuar për të mbajtur orë me studentë.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Organizata për Monitorimin e Universiteteve publike në Kosovë “Organizata Studentore”.

Kryetari i kësaj organizate Mexhid Ramusa ka konfirmuar lajmin dhe ka dhënë detaje.

Ai madje e akuzon Mustafën që tash e katër vjet po paguhet pa shkuar fare në fakultet.

“Reagimi jonë është në lidhje me Fakultetin Ekonomik, ku ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa merr rrogë më shumë se katër vite pa ardhë asnjë ditë në universitet dhe pa mbajtur asnjë orë mësimi. Këtë ua dëshmoj unë qartë se jam edhe student i këtij universiteti i nivelit Master dhe i kam dy landë tek i njëjti profesor dhe nuk ka ardhë asnjë orë me mbajt mësim. Ne si organizatë për monitorimin e Universiteteve Publike e kemi monitoru dhe hulumtu këtë rast dhe është 100 përqind i vërtetë. Kërkojmë nga rektorati dhe Prokuroria e Shtetit që të merren masa jo vetëm ndaj këtij profesori por të gjithë profesorëve që janë me ndikim politik dhe marrin paga dhe dëmtojnë buxhetin e universitetit pa mbajtë asnjë orë” deklaroi.


(Kosova Sot Online)