Pamje nga vendi ku u plagosën dy persona në Pejë

  • A.P /
  • 10 October 2020 - 14:04
Pamje nga vendi ku u plagosën dy persona në Pejë

Dy persona janë plagosur sot në afërsi të afërsi të fakultetit të Biznesit në Pejë. I dyshuari për këtë rast ndodhet akoma në arrati.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e tij.

“Prokurorja e Krimeve të Rënda ka dalë ne vendin e ngjarjes pas të shënave me armë zjarri në Pejë. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për kapjen e personit të dyshuar”, tha Nikçi.

Sipas mjekëve të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njëri prej viktimave ishte kalimtar i rastit.


(Kosova Sot Online)