Kimi i vogël e çel zemrën në paradë: Të gjithëve me Covid-19 u uroj shëndet, vendi im s’ka raste

  • A.P /
  • 10 October 2020 - 14:19
Kimi i vogël e çel zemrën në paradë: Të gjithëve me Covid-19 u uroj shëndet, vendi im s’ka raste

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un ka pretenduar se vendi i tij nuk e ka asnjë rast të koronavirusit dhe u dëshiroi shëndet të gjithë njerëzve në botë që janë duke luftuar me sëmundjen e re.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë paradës ushtarake të organizuar për 75-vjetorin e themelimit të Partisë së Punës, e cila e gëzon pushtetin absolut në vendin komunist.

“U dëgjiroj shëndet të mirë të gjithë njerëzve rreth botës, të cilët janë duke i luftuar të ligat e virusit të ligë”, tha ai para ushtarëve dhe civilëve të pranishëm në këtë organizim të transmetuar në mediet shtetërore.

Kur arriti mesnata dhe ora shënoi saktësisht 12, lideri i famshëm u shfaq në një kostum ngjyrë hiri, duke i përshëndetur njerëzit dhe duke marrë lule nga fëmijët. Si zakonisht, ai ishte i rrethuar nga zyrtarët ushtarakë me shumë medalje në uniforma.

(Kosova Sot Online)