Koreja Veriore prezanton raketën e re balistike ndërkontinentale, një ndër më të mëdhatë në botë

  • A.P /
  • 10 October 2020 - 16:05
Koreja Veriore prezanton raketën e re balistike ndërkontinentale, një ndër më të mëdhatë në botë

Koreja Veriore i ka prezantuar në një paradë ushtarake disa raketa balistike ndërkontinentale që nuk janë parë më herët.

Analistët thonë se raketa e re, e cila bartej nga një kamion me 11 boshte rrotash, do të ishte një ndër raketat më të mëdha balistike ndërkontinentale në botë, nëse bëhet e operueshme, shkruan Reuters.

Në paradën që çuditërisht u mbajt pas mesnate u prezantuan edhe raketa Hëasong-15, që është raketa me rrezen më të gjatë që është testuar ndonjëherë nga vendi komunist, si dhe një lloj rakete që lëshohet nga nëndetësja.

“Ne do të vazhdojmë ta ndërtojmë fuqinë e mbrojtjes sonë kombëtare dhe aftësinë e parandalimit vetëmbrojtës të luftës”, tha Kim Jong-un, ndonëse u zotua se forca ushtarake nuk do të përdoret pa paralajmërim. Gjatë fjalimit, ai nuk i përmendi Shtetet e Bashkuara apo bisedimet e ngecura bërthamore.

Lideri i famshëm i fajësoi sanksionet ndërkombëtare, stuhitë dhe koronavirusin për dështimin e plotësimit të premtimeve për përparim ekonomik.

Ai tha se shpreson që Koreja Veriore dhe Koreja Jugore do t’i shtrëngojnë duart përsëri, kur kriza e koronavirusit të ketë përfunduar, duke shtuar se në vendin e tij nuk është regjistruar asnjë person i infektuar, gjë që është vënë në dyshim nga Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara.

(Kosova Sot Online)