Hyrja madhështore në ring e Krasniqit me këngën “Kuqezi”

  • E.K /
  • 11 October 2020 - 10:57
Hyrja madhështore në ring e Krasniqit me këngën “Kuqezi”

Robin Krasniqi ka fituar mbrëmë titullin e kampionit të Botës në kategorinë gjysmë të mesme, WBA. Krasniqi ka mposhtur me nokdaun Dominic Bosel, në raundin e tretë.

Robin Krasniqi mbrëmë ka bërë krenarë shqiptarët anë e kënd Botës.

Jo vetëm me fitoren, por edhe me mënyrën se si është futur në ring.

Krasniqi ka zgjedhur këngën “Kuq e Zi” të Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit, për të bërë hyrjen spektakolare në ring.

Boksieri kosovar u lind në Junik të Kosovë më 1 prill 1987 derisa deri me tani ka pasur disa tituj europian por edhe botëror.

Historia e Robinit, emri i vërtetë i të cilit është Haxhi, është interesante dhe e dhimbshme.

Ai u largua nga Kosova për shkak të luftës në Kosovë bashkë me familjen e tij. Ai do të vendosej në Munchen të Gjermanisë.

Debutimin profesional në boks Krasniqi e bëri më 20 tetor të vitit 2005, i cili debutim nuk ishte edhe aq i mirë pasi që ai humbi ndaj Seven Haselhuhn ku u nokautua në rundin e katër.

Në ndeshjen e tretë, të mbajtur më 5 janar 2006, Robini do të humbiste përsëri, prapë duke u nokautuar në rundin e katër nga Adrian Cerneaga.

Por, pas këtyre dy ndeshjeve Robin Krasniqi do të vazhdonte të fitonte për shtatë vite rresht, duke fituar ËBO dy herë për peshat e mesme.

Më 20 prill 2013, Krasniqi synoi titullin e botës kundër Nathan Clevery, por që humbi në raundin e dymbëdhjetë.

Mundësia e dytë për titull e Robinit ishte në vitin 2015, më 21 mars ku ai u mposht nga Jurgen Brahmer në rundin e nëntë në finale për ta humbur kështu rripin e ËBA-së.

E treta e vërteta. Robin Krasniqi, e fitoi titullin e botës ËBA sonte kundër Dominic Bosel, duke u bërë kështu shqiptari i parë që ka rripin botëror në këtë kategori në boksin profesionist. 

 

(Kosova Sot Online)