Sulmon me çekiç dy kolegët e punës, njërit i shkakton lëndime të rënda

  • E.K /
  • 11 October 2020 - 11:16
Sulmon me çekiç dy kolegët e punës, njërit i shkakton lëndime të rënda

Një person ka sulmuar me çekan dy kolegët e tij derisa kanë qenë duke punuar në një objekt ndërtimi.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Sevcë të Shtërpcës, njofton policia në raportin 24 orësh.

Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ne një objekt ndërtimi ka sulmuar me një çekan dy viktimat meshkuj  kosovar , ku njërit prej tyre i ka shkaktuar lëndime te renda trupore, kurse tjetrit te lehta sipas raportit mjekësorë”, njofton policia.

Po ashtu është bërë e ditur se rasti shkon në procedurë të rregullt.

“I dyshuari është intervistuar ndërsa me vendim te prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)