Bashkimi Evropian kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi në baza etnike

  • E.K /
  • 11 October 2020 - 14:31
Bashkimi Evropian kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi në baza etnike

Bashkimi Evropian është kundër ndryshimit të kufijve në baza etnike, si zgjidhje për arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak e ka konsideruar prekjen e kufijve si ide të rrezikshme për rajonin.

“Duhet të gjejmë një zgjidhje evropiane dhe të përshtatshme për shekullin 21. Rajoni ka të kaluar tragjike me kufijtë e vizatuar në vija etnike. Reagimet në rajon kanë qenë tejet negative dhe ne, që qëndrojmë për vlerat dhe zgjidhjet evropiane, nuk e përkrahim. Disa besojnë që do të ishte në rregull nëse dy palët do të pajtoheshin në këtë mënyrë. Por çmimi do të ishte tejet i lartë. Ne duhet të garantojmë standardet evropiane dhe të ndihmojmë në stabilizimin e rajonit. Ndryshimi i kufijve do të ishte efekt të kundërt”, ka thënë ai në një përgjigje për “Wienerzeitung”.

Në këtë intervistë, Lajçak po ashtu ka kërkuar implementimin e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

(Kosova Sot Online)