Pejë: 6 pacientë në gjendje të rëndë nga koronavirusi

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 09:33
Pejë: 6 pacientë në gjendje të rëndë nga koronavirusi

20 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm i kësaj komune, përmes një njoftimi për media.

Ky spital njoftojnë se 12 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 6 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 20 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 12 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 6 pacientë është në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga spitali.

Ndërsa gjatë vikendit, 606 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorëë dhe nga këta 59 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

 

22 lindje kanë qenë gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, gjatë vikendit të fundit në Spitalin e...

Publiée par Spitali i Përgjithshëm Pejë sur Dimanche 11 octobre 2020

(Kosova Sot Online)